Art Jetese

Këto vitamina ndikojnë në zvogëlimin e stresit

Problemet e shumta shëndetësore mund të shkaktohen nga stresi i madh të cilin e akumulojmë.

Stresi mund të shkaktojë probleme me gjumin, stomakun, të ndikojë në presionin e gjakut, sëmundjet e zemrës, diabetin e po ashtu edhe obezitetin.

Për të evituar problemet e mundshme të shkaktuara nga stresi, njerëzit mund t’i bëjnë disa ndryshime në rutinën tonë.

Marrja e vitaminave mund të ndihmojë në luftimin e stresit e shumë problemeve të tjera që lidhen me shëndetin mendor.

Ndër vitaminat më të rëndësishme të cilat nuk duhet të mungojnë në organizmin tonë është ajo e njohur si acidi pantotenik e cila luan një rol në prodhimin e hormoneve mbiveshkore dhe njihet si vitamina “anti-stres”.

Kur vitamina B5 është e pranishme në sasi të mjaftueshme, ajo është në gjendje të zvogëlojë sekretimin e kortizolit, gjë që ndihmon trupin të rikuperohet. Gjithashtu, acidi pantotenik luan një rol me koenzimën A, e cila është e përfshirë në sintezën e neurotransmetuesve, të cilët janë epinefrina, serotonina dhe acetilkolina, që ndikojnë në funksionet njohëse, kujtesën dhe humorin.

Vitamina B6 është gjithashtu e shkëlqyer për formimin e neurotransmetuesve, serotoninës dhe dopaminës.

Kjo vitaminë njihet për vetitë e saj imune për shkak të përmbajtjes së lartë të antioksidantëve, por gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në stres.

Vaji i peshkut është vitamina më e mirë kur bëhet fjalë për të ndihmuar në kapërcimin e inflamacionit në trup. Ato janë baza e një sistemi nervor të shëndetshëm dhe shëndetit të trurit.

Zinku është një suplement i shkëlqyer që lidhet me përmirësimin e imunitetit, rezistencën ndaj infeksioneve, përmirësimin e energjisë dhe uljen e lodhjes.

Vitamina B-12 konsiderohet si një nga suplementet më të mira për përmirësimin e humorit dhe menaxhimin e stresit.

/Shqip.com