Art Jetese

Këto mënyra të thjeshta mund të ndihmojnë ta trajtoni kollën

Kolla, acarimi i fytit nga bakteret mund të trajtohen edhe në kushte shtëpie në disa raste.

Propolisi është përcaktuar një antibiotik natyror dhe antibakterial. Të përdorim propolisin në formë shurupi, është një zgjidhje praktike për të qetësuar acarimin e fytit.

Është i pasur me flavonoid, minerale dhe vitaminë B, prandaj edhe është një ilaç anti-inflamator, antiviral dhe stimulues imunitetit.

Udhëzime për përdorim: Propolisi përdoret në rastet kur jemi me grip, ftohje, kollë, bronkit, infeksione të tjera.

Çajrat bimorë

Çaji bimor me gjethet e eukaliptit është një zgjidhje e shkëlqyer për të zbutur kollën dhe për të marrë frymë më lehtë.

Ilustrim

Mund t’i përdorim gjethet e eukalipt në forma të ndryshme si vaj esencial, çaj bimor, karamele për fytin. Nëse nuk keni probleme stomaku, mund të pini dhe tri gota në ditë me çaj eukalipti, gjatë gjithë ditës.

Trajtimi me avull

Nëse shtoni sodë në ujin që vlon, avulli do të veprojë si qetësues për kollën. Të njëjtin efekt mund të ketë edhe duke tretur në një tas me ujë, kripë deti të trashë.

Gjithashtu kombinimi i mjaltit me limon, është shumë efektiv për të qetësuar kollën. Nëse vazhdon për më shumë se një javë, duhet të drejtoni tek mjeku.

/Shqip.com