Art Jetese

Këto janë shkaqet më të zakonshme të marramendjes

Marramendja ose ndryshe humbja e ekuilibrit është një fjalë që përdoret shpesh si nga mjekët ashtu edhe pacientët.

Ju ndodh të rriturve ashtu edhe fëmijëve fare të vegjël, për shkaqe dhe arsye nga më të ndryshmet.

Këto shkaqe mund të fillojnë që nga dëmtimet e jashtme që trupi mund të pësojë, e deri tek problemet e brendshme shëndetësore.

Gjendja e të fiktit

Nuk janë të pakta rastet kur marramendja shoqërohet edhe me gjendjen e të fiktit.

Këputjet e papritura të trupit, mungesa e energjive bëjnë që edhe shikimi dhe ekuilibri të ndikohen negativisht.

Ja disa prej gjërave që shkaktojnë këtë

Dehidratimi

Ndodh kur nuk merrni mjaftueshëm ujë, kur jeni të sëmurë, me të vjell, diarre apo pasi keni djersitur shumë gjatë palestrës apo një ditë të nxehtë.

Gjakderdhja

Nëse vuani nga probleme me gastritin apo tretjen të cilat mund t’ju shkaktojnë gjakderdhje.

Ankthi apo stresi

Kur ndiheni të shtresuar trupi juaj do të ndjejë shumë presion duke bërë që të humbisni energji dhe lëngje.

Problemet kardiovaskulare

Këto probleme përveçse e djersitin dhe e sforcojnë trupin duke ndikuar edhe në shëndetin e mirë dhe ekuilibrin.

Sëmundjet që prekin sistemin nervor

Konsumimi i alkoolit apo duhanit

Sipas mjekëve këto janë ndër shkaqet më të zakonshme të sëmundjes, por mund të ketë edhe me qindra të tjera të cilat mund të vijnë nga goditje apo faktorë të jashtëm.

Humbja e ekuilibrit

Humbja e ekuilibrit zakonisht shkaktohet nga probleme dhe arsye të brendshme të organizmit që lidhen me sëmundje të caktuara.

Gjatë përjetimit të kësaj gjendje duket sikur objektet rreth jush lëvizin apo rrotullohen.

Nuk shoqërohet zakonisht me gjendje të fikti, por është njëjtë shqetësuese dhe e rrezikshme.

Mund të shfaqet si një problem apo infeksion në veshin e mesit, por edhe nga sëmundje të tjera që prekin trurin siç është ishemia dhe skleroza e shumëfishtë.