Rozë

Këto janë nominimet, kush rrezikon të dal?

Gjashtë banorë janë në televotim, që do të zgjasë deri të shtunën.

Liami, Roza, Heidi, Françeska, Erjola dhe Romeo janë gjashtë banorët që shkojnë në televotim për të shtunën me pyetjen: “Kë doni të shpëtoni?”.

Nominimet e banorëve ishin kështu:

Roza: Heidi – Më ka ofenduar vetë e para; Meritoni – Nuk kam pasur relata të mira;

Erjola: Liami dhe Françeska – Janë pak më të stepur nga loja;

Liami: Juli dhe Romeo – Janë të dy lojtarë dhe gjeneralë;

Juli: Heidi dhe Romeo – Dua të shoh çiftin në garë;

Meritoni: Erjola dhe Roza – S’kanë për të qenë në krah të dikujt tjetër;

Graciano: Liami – Është agresiv dhe shoh një qasje që s’më pëlqen; Roza – I është qepur me trajsen e vet Heidit;

Heidi: Roza – Është treguar totalisht fallco; Françeska – Vazhdon ofendime me akuza;

Egla: Françeska – Më ka lodhur; Roza – Nuk e shoh dot më të vuajë këtu;

Françeska: Liami – Sjellja e tij nuk më pëlqen fare; Erjola – Ka këto sjelljet jokoherente;

Romeo: Liami – S’dua ta shoh në shtëpi; Graciano – E kam pasur gjatë gjithë kohës me të.

/Shqip.com