Lajme

Ndalohen dy persona në Jarinjë me pasaporta ruse

Pika kufitare në Jarinjë
Pika kufitare në Jarinjë

Dy persona me pasaporta ruse janë ndaluar në Jarinjë. Ata nuk kishin viza të Kosovës dhe dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale.

“Raportohet se në dalje në SPK Jarinjë janë hasur dy persona me pasaporta ruse (një mashkull dhe një femër) të cilët nuk kishin viza të Republikës së Kosovës. Pas verifikimit të personave, të njëjtit nuk kishin hyrje/dalje në Republikën e Kosovës. Sipas tyre, të njëjtit kanë ardhë nga Nishi i Serbisë dhe kanë përfunduar në SPK Jarinjë, dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale”, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

/Shqip.com