Sport Ndërkombëtar

Këto janë detajet e marrëveshjes së transferimit të Locatellit te Juventus

Manuel Locatelli

Transferimi i Manuel Locatellit te Juventus tashmë është marrëveshje e mbyllur mes dy palëve, shkruan Shqip.com.

Mediat italiane kanë zbuluar disa detaje të “operacionit të mbyllur” pak para takimit në “Forte dei Marmi” midis Giobanni Carnebalit të Sassuolos dhe Federico Cherubit të Juventusit.

Mesfushori italian pritet të mbërrijë këtë mbrëmje në Torino, por vizitat mjekësore pritet t’i bëjë të mërkurën.

“Zonja e Vjetër” do ta marr fillimisht Locatellin si huazim për dy sezone, por me detyrim blerje.

Ky transferim do t’i kushtoj ‘Bianconerëve’ plotë 30 milionë euro, plus pesë milionë tjera bonuse, pikërishtë shumë që kishin rënë dakord drejtuesit e të dyja klubeve gjatë takimit javën e kaluar në Torino.

Pagesa do të jetë për tre vite, kështu që nuk do të këtë bisedime në lidhje me kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Sassuolo gjithashtu pritet që të mbajë 20 përqind të të ardhurave në rast se Locatelli shitet nga Juve./Shqip.com