Lajme Botë

Xi Jinping sot në Paris / Çfarë pritet të kërkojë Macron nga Presidenti i Kinës?

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka të ngjarë t’i kërkojë Presidentit të Kinës Xi Jinping, i cili mbërrin në Paris sot, të reduktojë disbalancat tregtare dhe të përdorë ndikimin e tij me Rusinë për të ndaluar luftën në Ukrainë.

Shpresat e Macron nuk ka gjasa të përmbushen lehtësisht gjatë një kohe të mosmarrëveshjeve tregtare në rritje midis Evropës dhe Kinës.

Franca po mbështet një hetim të Bashkimit Evropian për eksportet kineze të automjeteve elektrike ndërsa në janar, Pekini hapi një hetim mbi importet kryesisht të prodhuara në Francë të alkoolit, një lëvizje që shihet gjerësisht si një hakmarrje e vogël për një grup hetimesh në rritje të BE-së .

“Ne duam të marrim reciprocitetin e shkëmbimeve dhe të kemi parasysh elementet e sigurisë sonë ekonomike,” tha Macron në një intervistë me gazetën franceze La Tribune të dielën përpara vizitës dy-ditore të Xi, udhëtimi i tij i parë në rajon në pesë vjet.

Takimet zyrtare të Xi Jinping do të përfshijnë bisedime me Macron dhe shefen e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ndërsa në ditët në vijim ai do të ndalet edhe në Hungari e Serbi.

/Shqip.com