Lajme

Këshilltari i Zelenskyt: Netanyahu mund të jetë ndërmjetësues efektiv!

Këshilltari i lartë i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak, është shprehur se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, mund të shërbejë si negociator midis Moskës dhe Kievit.

“The times of Israel” shkruan se Podolyak promovoi edhe një herë idenë që në muajt e parë të konfliktit në Ukrainë u hodh poshtë.

Ish-kryeministri izraelit, Naftali Bennett, veproi si ndërmjetës midis palëve pranverën e kaluar, duke përdorur marrëdhëniet e mira të Izraelit me të dyja vendet për të transmetuar mesazhe midis Zelenskyt dhe presidentit rus, Vladimir Putin, ndërsa koordinohej me fuqitë e tjera rajonale.

/Shqip.com