Lajme

Këshilltari i Nagavcit: Në pagat e mësimdhënëseve nuk janë përfshirë shtesat

Këshilltari ligjor i ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Valdrin Dervishaj ka thënë se ndryshimet në paga nuk janë të përfshira edhe shtesat.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare, Dervishaj tha se këto vlera mund të rritën edhe më shumë më shtesa në pagë për shkak të përvojës dhe licencës së avancuar.

“Sqarim: në këto vlera nuk janë përfshirë edhe shtesat. Këto vlera mund të rritën edhe më shumë me shtesa në pagë (shtesa në përvojë dhe licencë të avancuar)”, shkroi Dervishaj.

Dervishaj tregoi edhe për ndryshimet në pagë për secilin punëtor të arsimit në Kosovë:

Për mësimdhënësit në shkollat fillore, paga ngritët nga 421 euro, në 588 euro (167 euro më shumë);

Për mësimdhënësit në shkollat e mesme, paga ngritët nga 459 euro, në 609 euro (150 euro më shumë);

 Për mësimdhënësit në shkolla Speciale, paga ngritët nga 434 euro, në 609 euro (175 euro më shumë);

 Edukatorët, paga ngritët nga 393 euro, në 546 euro (153 euro më shumë);

Rritja më e ndjeshme përqindje është tek psikologët dhe pedagogët ku paga shënon 598.5 euro dhe Edukatorët shënon rritje në 546 euro.

/Shqip.com