Lajme

Këshilli i Prindërve të Kosovës: Nuk do të pranojmë zëvendësim të orëve të humbura

Ilustrim

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar lidhur me grevën e cila është duke u mbajtur nga mësimdhënësit e Kosovës.

Ata kanë thënë se janë të zemëruar për shkak të mos arritjes së një marrëveshje në mes të SBASHK-ut dhe MASHTI-t dhe se do të ju bëjnë thirrje të gjithë prindërve që të bojkotohet zëvendësimi i orëve të humbura nga greva.

“Duke shprehur indinjatën tonë të thellë për mos lëvizjen e palëve drejt dialogut social dhe vazhdimin e dëmtimit kryekëput të interesit të fëmijëve dhe prindërve, ia bëjmë të ditur të gjitha institucioneve se Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës do të mobilizohet dhe do t’ju bëjë thirrje të gjithë prindërve që të bojkotohet zëvendësimi i orëve të humbura nga greva.”, shkruhet në reagimin e tyre.

Lexo edhe:
Nis greva e përgjithshme në tërë sistemin arsimor

Tutje, Këshilli i Prindërve të Kosovës ka thënë se nuk pranojnë të dëmtohen nga greva dhe t’iu përshtaten orareve që janë jashtë ditëve të punës apo jashtë kalendarit vjetor të mësimit.

Foto nga greva e SBASHK-ut

Që nga 25 gusht, SBASHK-u ka shpallur grevë të përgjithshme në arsim duke kërkuar një kompensim prej 100 eurosh dhe rritje të pagave të mësimdhënësve./Shqip.com