Lajme

Këshilli i prindërve -SBASHK-ut: Pas 5 javësh, pyeteni veten se a ja ka vlejtur greva

Ilustrim

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës që ta pezullojnë grevën deri në janar të vitit 2023.

Ata në reagimin e tyre i janë drejtuar SBASHK-ut më një pyetje: a ia ka vlejtur dhe a mund të ndjehen krenarë me grevën?”,

“E sot, pas pesë javësh greve, drejtuesit e SBASHK-ut, por edhe anëtarët e sindikatës, e kanë për përgjegjësi, së paku njerëzore, ta pyesin vetën e njëri-tjetrin: a ia ka vlejtur dhe a mund të ndjehen krenarë me grevën?”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, thuhet se më 31 gusht kanë pasur takim më SBASHK-un dhe kanë pasur dy kërkesa.

Kërkesën e parë na e patën refuzuar pa iu dridhur qerpiku. Për të dytën na thanë “nuk kemi nevojë për këshilla se si bëhet veprimi sindikal – e dimë fort mirë këtë”.

Ndryshe, sot gjatë ditës SBASHK-u ka njoftuar se kanë vendosur që të pezullojnë grevën deri në janar të vitit 2023./SHQIP.com