Lajme

Këshilli i Prindërve kërkon shtim të forcave policore në shkolla – pas sekuestrimit të armëve, drogës dhe thikave në Ferizaj

Aksion i madh i Policisë në shkollat e Ferizajt,

Në pesë muajt e fundit në shkollat e Ferizajit nga Policia janë sekuestruar 5 armë zjarr, dy armë-gjysmë automatike, 40 thika, 10 boksa metali , Mulli për bluarje të marihuanë 6 copë, – Shufra metali, 4 copë, dhe Elektro shok,  1 copë.

E këtë situatë është duke e konsideruar shqetësuese, kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi për SHQIP.com, i cili kërkojë shtim të forcave policore në shkolla.

“Lajmi është shumë shqetësues që konfirmon edhe brengën e prindërve. Prezenca e policisë duhet të jetë e pashmangshme se paku në orare të caktuara dhe në ambiente afër shkollave”, ka thënë ai.

Ai tha se një pjesë të fajit kanë edhe prindërit.

“Por megjithëmend e pabesueshme sa keq jemi me vetëdijesim dhe mbikëqyrje të fëmijëve. Nuk mund të pretendohet që fëmijët të menaxhohen vetëm nga mësimdhënësit e policia. Ata mund të ndihmojnë, por prindërit duhet të rrisin thellësisht angazhimin”.

Lexo edhe:
Aksion i madh i Policisë në shkollat e Ferizajt, sekuestrohen 5 pistoleta, 2 armë-gjysmë automatike e 40 thika

Ndryshe, gjatë këtij aksioni të policisë në shkollate e Ferizajt janë shoqëruar në polici , dyzetë (40) persona me dyshimin se kanë përdorur narkotikë dhe ndaj tyre janë iniciuar raste në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Po ashtu është bërë e ditur se gjithashtu janë ndaluar dhe shoqëruar në polici edhe njëzetë (20)  persona me dyshimin se kanë shitur narkotikë ( marihuanë) dhe ndaj tyre janë inicuar raste penale për Prokurorinë Themelore të Ferizajt./Shqip.com