Lajme

Këshilli Gjyqësor i Kosovës do pajiset me sistem për regjistrimin e pamjeve dhe zërit gjatë seancave penale

Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të pajiset me sistem të integruar për regjistrimin e audiove dhe videove për seancat gjyqësorë të cilat zhvillohen në Kosovë.

Përmes një njoftimi për media të Ambasadës të SHBA-vë në Kosovë, thuhet se projekti është i financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës priti sot nisje zyrtare të projektit për instalimin e sistemit të integruar të regjistrimit audio dhe video për seancat gjyqësore në të gjithë Kosovën. Sistemi, i financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit: Byroja e Intl Narkotikëve & Zbatimit të Ligjit (INL)”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sipas Ambasadës së SHBA-së ky projekt do të iu mundësoj gjykatave në Kosovë që të rrisin efikasitetin dhe sigurinë e të gjitha seancave gjyqësore.

“Do t’u mundësojë gjykatave të Kosovës të mbajnë rekorde të sakta dixhitale dhe të rrisin efikasitetin, transparencën dhe sigurinë e të gjitha seancave gjyqësore penale”.

Ky sistem do të do të instalohet në 90 salla gjyqi dhe 9 struktura korrektuese anembanë Kosovës./Shqip.com