Art Jetese

Këshillat që duhet të keni parasysh, kur digjeni nga dielli!

Ilustrim,

Nuk ka asgjë që e prish një ditë të bukur plazhi sesa të digjeni nga dielli. Këshilla numër 1, para së gjithash, është më e thjeshta: Nëse u dogjët njëherë, le të mos ndodhë më kurrë! 

Si? Edhe kjo është e thjeshtë. Përdorni SPF, çdo dy orë.

Djegia e diellit është thjesht një mundësi më shumë për kancer lëkurE, plakje të parakohshme dhe nuk ju bën asnjë të mirë. E njëjta gjë vlen edhe për lëkurën shumë të nxirë, shkruan Anabel.

Sidoqoftë, nëse ju ndodhi, ja ç’duhet të bëni pas djegies për ta lehtësuar sadopak gjendjen:

1. Bëni dushe të ftohta.

2. Përdorni hidratues të mirë dhe të freskët.

3. Përdorni kremra pas-dielli, me aloe vera ose përbërës të tjerë natyral.

4. Pini sa më shumë ujë.

5. Vishni rroba sa më të rehatshme dhe me materiale të freskëta.

6. Trajtoni lëkurën me copëza patatesh të prera në mënyrë rrethore për t’i dhënë trupit ndjesinë e freskisë.

7. Përdorni çaj jeshil për të lyer zonat më të djegura.

8. Përdorni SPF vazhdimisht.

9. Flisni me një dermatolog.