Lajme

KESCO publikon kalkulatori i ri për llogaritjen e faturës së rrymës për muajin shkurt

Kalkulatori për kalkulimin e energjisë elektrike

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), ka publikuar ueb-faqen për kalkulimin e energjisë elektrike për muajin shkurt.

KESCO ka shkruar se pas që t’i plotësoni hapësirat e gjelbra në kalkulator, ju do të merrni kalkulim dhe shpjegim të saktë të faturës tuaj për këtë muaj.

“Kalkulatori ju mundëson që të shënoni të dhënat tuaja të sakta nga fatura që keni pranuar, si: Grupin tarifor, datën e leximit paraprak, datën e leximit aktual, konsumin tuaj përgjatë muajit shkurt, me tarifë të lartë dhe të ulët, respektivisht A1 dhe A2”, thuhet në njoftimin e KESCO.

Ata gjithashtu kanë treguar se pasi që janë hyrë në fuqi tarifat e reja nga ZRRE, kalkulimi për këtë muaj përfshinë dy periudha.

“Para datës 9 shkurt, llogaritja e shpenzimit me tarifën e vjetër dhe pas datës 9 shkurt, llogaritja me tarifën e re”, thuhet në njoftimin e KESCO.

Sipas KESCO-së, në faturat e ardhshme të muajit mars, llogaritja do të jetë shumë më e thjeshtë, sepse i tërë muaji do të kalkulohet me bllok-tarifat e reja të aprovuara nga ZRRE.

“Kjo do të thotë, se deri në 800kWh llogaritet me çmimet 0.0675 cent me tarifën me të shtrenjtë (të ditës) dhe 0.0289 me të lirë (të natës) dhe për shpenzimin mbi 800kWh me çmimet e reja, e që janë 0.1252 për tarifën me të shtrenjtë (të ditës) dhe 0.0590 për tarifën më të lirë (të natës)”, thuhet në njoftim./Shqip.com