Lajme

Kërkohet të burgoset “Boss-i” turk i kriptomonedhave; të premten del para gjykatës

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar dënimin “Arrest me burg” për “Bossin” e kriptomonedhave, Faruk Fatih Özer.

Seanca për dhënien e dënimit, pritet të mbahet në Gjykatën e Elbasanit të premten në orën 09:30.

Özer ishte shpallur në kërkim që prej një viti nga Turqia, ndërsa prej asaj kohe dyshohet se fshihej nëpër Shqipëri, bënë të ditur abcnews.al.

Nga informacioni rezulton se Faruk Fatih Özer në vitin 2017 ka krijuar një platformë online të quajtur “Thodex” me funksion shkëmbimin e kripto-monedhës.

Pasi që kishte akumuluar afërsisht 2 miliard USD pasuri në asete digjitale, i arrestuar ka mbyllur platformën dhe mediat sociale dhe është larguar nga territori turk më datë 20.04.2021.

Për këto arsye Faruk Fatih Özer është shpallur në kërkim ndërkombëtar me kartelë të kuqe për llogari të Zyrës Qendrore të Interpol Ankara.

Autoritetet turke të cilat kanë lëshuar Urdhrin Ndërkombëtar të Arrestit ndaj Fatih Özer, kanë bërë të ditur se pas arrestimit të tij, menjëherë do të nisin procedurat për ekstradim në rrugë diplomatike dhe gjyqësore./ Shqip.com