Lajme

Kërcënon Lista Serbe, i jep ultimatum Kurtit

Goran Rakiq

Pas betimit të kryetarit të ri të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, përfaqësues të Listës Serbe e cilësuan si okupim të kësaj komune.

Përfaqësues të Listës serbe thanë se Albin Kurti duhet të ndalë siç thanë ata “përndjekjen e serbëve”, ose pas 1 qershorit do të tregojnë format e tyre të rezistencës.

Ish-deputeti i kësaj liste, Igor Simiq doli në një konferencë për media, së bashku me katër ish-kryetarët e komunave në veri të vendit.

Nga aty, Simiq foli për rezistencën e tyre pas 1 qershorit, pa dhënë detaje për çfarë rezistence bëhet fjalë.

“Sot ka filluar okupimi i veriut zyrtarisht, ne jemi për ta ruajtur paqen por durimit i ka ardhur fundi, andaj i japim afat Albin Kurtit që deri më 1 qershor të ndaloj represionin, përndjekjen, arrestimin e serbëve dhe të tjera. Nëse kjo nuk ndalet deri më 1 qershor, ne do të tregojmë format tona të rezistencës”, tha Simiq, pa dhënë detaje për çfarë rezistence bëhet fjalë, raporton KosovaPress.

/Shqip.com