Lajme

Kërçeli: Lista serbe bojkoton kuvendin, merr pjesë në takimet e Vuçiq

Shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli ka reaguar për mospjesëmarrjen e listës serbe në seancat e kuvendit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kërçeli, tha se tash e katër muaj lista serbe nuk merr pjesë në në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe i bojkoton në tërësi angazhimet e saj.

Ai tha gjithashtu se në të njejtën mënyrë, lista serbe do të veprojë edhe në seancën e radhës të kuvendit, të enjten.

“E pikërisht nesër, Lista Serbe nuk vjen në punimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, por shkon në punimet e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Serbisë, të kryesuar nga Vuçiq. Me këtë rast është mirë të i rikujtojmë dhe rikonfirmojmë publikut të gjerë vendor e ndërkombëtar se Lista Serbe vazhdon të mbaj konsultimet dhe punimet e saj vetëm me dhe në Beograd”, ka shkruar Kërçeli.

Lista serbe për shumë herë të tjera bojkoton institucionet e Kosovës.

Lexo edhe:
Lista Serbe pezullon punën në institucionet e Kosovës

/Shqip.com