Art Jetese

Keni plane të nisnin palestrën? Ja disa këshilla që ju duhen

Nisja e ushtrimeve në palestër nuk është aq e lehtë sa shumëkush mund ta mendonte.

Deri në marrjen e atij vendimi, është jo shumë i favorshëm për personat që janë mësuar të konsumojnë të gjitha llojet e ushqimeve.

Ju sjellim disa këshilla që do ju ndihmojnë që të mos hiqni dorë nga palestra.

Kombinoni ushtrimet me kënaqësinë

Kombinimi i ushtrimeve me një aktivitet të preferuar mund t’ju vijë në ndihmë. Për shembull, mund të vendosni kufjet tuaja dhe të shijoni podcast-in e preferuar teksa bëni një shëtitje të gjatë ose gjatë stërvitjes në palestër.

Mos e trajtoni si detyrim

Ndryshe nga detyrimet që zakonisht duam t’i shmangim, trajtimi i stërvitjes si një “date” për të cilin jemi kujdesur që gjithçka të shkojë mirë, nxjerr në pah anën e saj të këndshme dhe të dobishme, pasi shërben si një lëvizje për mirëqenien fizike dhe mendore.

Gjeni motivimin tuaj personal

Pse zgjodhët të ushtroheni? Qëllimet dhe motivet mund të ndryshojnë. Shumica e njerëzve duan të përmirësojnë shëndetin e tyre dhe të bëhen më atletikë.

Gjeni ‘fillimin’ tuajin

Kjo është ajo që Dr. Kompf e quan “hapi i parë”, “hapi i fillestarit”. Niseni gradualisht që të mos dorëzoheni që në fillim.

/Shqip.com