Rozë

Këngëtarja serbe i zbulon të dashurin Kejvina Kthellës

Modelja, Kejvina Kthjella

Modelja, Kejvina Kthella ka qenë protagonist e një situate aspak të këndshme në Turqi.

Ajo gjatë pushimeve në Bodrum është ballafaquar papritur më një zjarre që ka përfshire vendin ku ajo qëndronte.

Flakët u përhapën me shpejtësi dhe të gjithë pushuesit u detyruan të largoheshin menjëherë për t’i shpëtuar ndonjë situate tragjike.


Gjatë kësaj situate ka qenë e pranishme edhe këngëtarja serbe, Jelena Karleusa, e cila ka rastisur në të njëjtin hotel me Kejvinën.

Këngëtarja i ka mbajtur ndjekësit gjatë gjithë kohës të informuar për situatën dhe gjatë këtij momenti pa dashje ka zbuluar edhe partnerin” e Kejvinës.

Në një video të publikuar në rrjetin social “Instagram”, Kejvina shfaqet duke qarë e shqetësuar, ndërsa partneri i saj përpiqet ta qetësojë.


Modelja nuk dihet nëse pas këtyre publikeve do të deklarohet në lidhje me mashkullin që e ka shoqëruar në pushime, apo do të vazhdojë të heshte.

Ndërsa, të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra tjerë kanë përfunduar në spital, si pasojë e zjarrit të madh që erërat e kanë shtyrë drejt qytetit dhe destinacionit të njohur turistik – Mangvata të Antalisë, në jug të Turqisë./SHQIP.com