Këngëtarja me prejardhje shqiptare ngrit temperaturat në Arabinë Saudite
Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, vazhdon të ngrejë lartësitë e karrierës së saj ndërkombëtare, duke performuar si artistja kryesore në festivalin prestigjioz ‘MDL Beast’ që u mbajt të enjten në Riad, Arabinë Saudite.
Festivali, i cili njihet për sjelljen e yjeve më të mëdha të muzikës në skenën e tij, këtë herë mirëpriti edhe emra të njohur si Afrojack, Wiz Khalifa, G-Eazy, Gunna dhe të tjerë.
Megjithatë, ishte Bebe Rexha ajo që arriti të kapërcejë pritshmëritë e të gjithë të pranishmëve me performancën e saj të jashtëzakonshme.
Në faqen zyrtare të festivalit në Instagram, janë publikuar disa video në InstaStory ku shihet atmosfera e ndezur gjatë performancës së artistes shqiptare.
Fansat e pranishëm nuk e fshehën entuziazmin dhe energjinë e tyre, ndërsa Bebe Rexha këndonte hitet e saj të njohura.
Koncerti arriti kulmin me hitin e padiskutueshëm “I’m Good (Blue)”, e cila ngriti në këmbë publikun, duke krijuar një moment të paharrueshëm për të gjithë të pranishmit.
/Shqip.com