Hetimet për Ergys Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni! SPAK kontrolle te ish-kryepolici Ilir Proda
Me urdhër të GJKKO, SPAK po zhvillon kontrolle në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Aksioni lidhet me një hetim ku ka dalë dhe emri i ish-kryepolicit dhe vendimi ka përcaktuar kontroll banese si dhe personal.
Veç Prodës, po kontrollohen edhe banesa të personave të tjerë.
Ndërkohë drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, është pezulluar nga detyra dhe caktuar masa e sigurisë së arrestit në shtëpi.
Operacioni lidhet me fraksionin e AKSHI-t për hetimet ndaj Ergys Agasit, i cili u arrestua disa javë më parë. Prokurorët e çështjes janë Bledar Maksuti dhe Altin Dumani.
Në momentin e arrestimit, Ergys Agasi shoqërohej nga Uljan Shpataraku, një prej njerëzve të besuar të Prodës. Ai u shkarkua nga radhët e bluve nga Skënder Hita. Më 6 gusht, Shpataraku ishte shpallur në kërkim pas një konflikti në një hotel në Dhërmi ku kishte kërcënuar stafin pasi s’i pëlqente shërbimi.
©Shqip.com