Rozë

Këngëtari kosovar publikon këngën të cilën nuk ia pranuan në Festivalin e RTSh-së

Festivali i RTSH-s

Ditën e së martës u bë zyrtare lista e 20 pjesëmarrësve për edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Mes emrave që munguan në këtë kompeticion muzikor ka qenë edhe artisti kosovar, Mentor Haziri.

Ky i fundit ka reaguar në rrjete sociale duke akuzuar këtë festival për korrupsion.

“Në të kaluarën ma kane thënë që është festival i ndytë e i zhytur në korrupsion ku kënga shitet me pazare nëpër korridore shumë kohë para – kurrë s’kam besuar sepse jam rrit duke e parë atë festival me këngëtarë të vjetër e ikona të asaj kohe”, ka shkruar ai.

Ai ka akuzuar RTSH-në se i diskriminojnë këngëtarët nga Kosova në këtë festival, ndërsa ka thënë se turpi të qëndrojë tek komisioni që bëri përzgjedhjen e këngëve.

“Sot fatkeqësisht e vërtetova këtë të keqe dhe poashtu vërtetova se ai Festival s’i don shqiptarët nga Kosova aty sepse bëjnë konkurrencën. Asnjë nga Kosova nuk është konkurrent aty këtë vit, po bash këtu dua të ndërlidhem”, ka shkruar Haziri.

Përkundër gjithë kësaj, Haziri të enjten ka publikuar këngën të cilën nuk ia pranuan në këtë festival.

Projekti, i titulluar “Qëndro”, tashmë gjendet i kompletuar edhe me videoklip në platformën YouTube./SHQIP.com