Rozë

Këngën e re të Dafinës kopje, e keni dëgjuar para 20 viteve të ‘’Zhade’’

Zhade dhe Dafina

“Faj” titullohet kënga më e re e Dafina Zeqirit.

Por, ajo nuk është vetëm në këtë projekt.

Dafina ka bashkuar forcat me reperin Elinel – për të sjellur këtë këngë, e cila duket që po pëlqehet shumë në rrjetet sociale.

Mirëpo, ndjekësit e saj kanë pikasur një detaje, ku thuhet se gjithë ata që e kanë shikuar serialin ‘’Kloni’’ me protagonisten ‘’Zhade’’, mund ta kenë dëgjuar te kënga ‘’DIME’’ që ka qenë pjesë e këtij seriali.

Ngjashmëria e madhe në këto dy këngë vërehet shumë qartë.

Ndryshe, dyshja kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën, pasi Elinel është tekstshkrues i disa këngëve të Dafinës.

Elinel – ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë projekt – dhe ndoshta ky mund të jetë një “rikthim” i tij në tregun muzikor./SHQIP.com