Rozë

Këndoi hitin e njohur, Flori Mumajesi ka një premtim për të

Ka pak ditë që ka nisur edicioni i tretë i Big Brother Vip Albania dhe zhvillimet në shtëpinë e njohur tashmë në të gjitha media online.

E një nga to është një video ku shihet Romeo Veshaj duke e kënduar këngën “Me sy mbyllur” e këngëtarit të njohur Flori Mumajesi.

Kantautori i famshëm ka publikuar videon në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” dhe ka dhënë një premtim për Romeon.

Flori ka premtuar që nëse Romeo Veshaj fiton BBVA3, ai do të bëjë remiks këtë këngë, por do ia ndërroj titullin, nga “Me sy mbyllur” në “Me sy hapur”.

/Shqip.com