Lajme

KEK: Njësia A-3 planifikohet të ndalet për 4-5 ditë, nuk pritet të ketë reduktime

KEK.

Korporata Energjetike e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Njësia A-3 momentalisht është në funksion por që planifikohet që të ndalet për një periudhë 4 deri në 5 ditore.

Po ashtu përmes një njoftimi nga KEK-u janë shprehur se tashmë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se njësia A-3 është në punë por planifikohet për ndalje 4-5 ditore. Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara, kështu që nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e KEK.

Lexo edhe:
KEK: Inspektimi i njesisë A-3 pritet të përfundojë me 31 gusht

Kjo nuk është hera e parë që njësia A-3 pritet të bie nga sistemi. Herën e fundit kjo ndodhi rreth 2 javë më parë.

Kohëve të fundit Kosova është përballur me mungesë të theksuar të energjisë elektrike

Po ashtu, në mbledhjen e 96-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë janë marrë vendimet për masat detyruese për kursim të energjisë në institucione të nivelit qendror, lokal dhe ndërmarrje publike./Shqip.com