Lajme

KEK: Inspektimi i njesisë A-3 pritet të përfundojë me 31 gusht

Gjatë ditës së djeshme, Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë ka njoftuar se situata e furnizmit me energji elektrike është përkeqësuar për shkak të rënjes së njësisë A3.

Përmes një njoftimi për media, KEDS-i ka thënë se KOSTT-i i ka kërkuar atyre që të bëjnë kufizimin emergjent të energjisë elektrike

“Përkeqësohet situata e furnizimit me energji elektrike nga rënia e njësisë A3. KOSTT-i ka kërkuar sot nga KEDS që si pasojë e rënies nga sistemi të njësisë A3, të bëjë kufizime emergjente të energjisë elektrike. Kjo bën që në vend aktualisht të prodhohen më pak se 400 megavatë, që e bën situatën aspak të favorshme”, është thënë në njoftimin e KEDS-it.

Ndërsa pak minuta më parë Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë ka dal me një njoftim rreth statusit actual të njesisë A-3.

Lexo edhe:
KEDS: Përkeqësohet situata e furnizimit me energji, bie njësia A3

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se konform procedurave dhe praktikave inspektimi i njësisë A-3 pritet të përfundojë me 31 Gusht, 2022 dhe menjëherë do të fillon sanimi i kësaj njësise për kthim në punë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Përndyshe përkundër mungesës së madhe të energjisë në treg, për sot kemi arritur të sigurojmë rreth 70 % të energjisë si zënvendësim të mungesës së prodhimit të planifikuar të njësisë A-3, është thënë më tutje në njoftim./Shqip.com