Art Jetese

Kek me mollë dhe vanilje

Përbërësit me tavë diametër 20/24 cm

3 vezë

9 lugë sheqer

9 lugë vaj farash

9 lugë qumësht

9 lugë miell

1 bustinë vanilie

1 bustinë sode per ëmbëlsira

1 mollë e madhe

Përgatitja: ndezim furrën ne 180 gradë C.

Ne një tas rrahim me rrahësen elektrike vezët me sheqerin, shtojmë qumështin e vajin, vanilien dhe në fund miellin dhe sodën me sitë.

Hedhim brumin në tavë dhe sipër vendosim mollën të qëruar e prerë ne feta të holla.

E pjekim për 45 min. afërsisht.