Art Jetese

Kek me çokollatë të shkrirë

Përbërësit

1 1/2 kupë (filxhan, gotë) miell

150 gr gjalpë i zbutur

3/4 kupë sheqer (më pak nëse nuk e preferoni shumë të ëmbël)

3 vezë

Pak kripë

Pak vanilje

Lëkurën e 1 limoni dhe 1 portokalli

1 lç pluhur pjekie

Pregatitja:

Rrahim gjalpin me sheqerin deri sa të tretet plotësisht. Shtojmë vezët 1 nga një si dhe esencën e vaniljes.

Shtojmë miellin dhe pluhurin e pjekies dhe pak kripë. Në fund shtojmë lëkurën e limonit dhe portokalles.

E hedhim masën në formë dhe e pjekim në furrë të parangrohur në temperaturë 180⁰C për afërsisht 45-50 minuta.