Lajme

KEK anulon konkursin, Çitaku: Themelimi i Komisionit hetimor parlamentar tashmë po vërehet

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Korporata Energjetike e Kosovës ka anuluar konkursin për plotësimin e 150 vendeve të lira.

Çitaku ka thënë se rezultatet e themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar tashmë po vërehen.

“Vetëm një ditë pas themelimit të komisionit, KEK-u anuloi konkursin përmes së cilit u punësuan shumë militantë të VV-së”, thuhet në njoftim.

Anulimi i këtij konkursi erdhi pas dyshimeve për dallavere në punësimin e më shumë se 100 personave.

“Duke u bazuar në rekomandimet e komisionit të pavarur, Nagip Krasniqi, Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës ka marrë vendim për anulimin procesit duke filluar nga selektimi, rezultatet e testit me shkrim dhe intervistat me gojë për të gjitha pozitat e shpallura sipas konkursit për plotësimin e 127 pozitave të lira, si dhe përsëritjen e këtyre fazave për të gjithë kandidatët që i plotësojnë kriteret e parapara me konkurs”, thuhet në njoftim./Shqip.com

Lexo edhe:
KEK anulon konkursin, gjen shkelje