Lajme

KEK anulon konkursin, gjen shkelje

KEK.

Është anuluar konkursi për 150 vende të lira pune në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Anulimi i këtij konkursi erdhi pas dyshimeve për dallavere në punësimin e më shumë se 100 personave.

“Duke u bazuar në rekomandimet e komisionit të pavarur, Nagip Krasniqi, Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës ka marrë vendim për anulimin procesit duke filluar nga selektimi, rezultatet e testit me shkrim dhe intervistat me gojë për të gjitha pozitat e shpallura sipas konkursit për plotësimin e 127 pozitave të lira, si dhe përsëritjen e këtyre fazave për të gjithë kandidatët që i plotësojnë kriteret e parapara me konkurs”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimi nga KEK-u anulimi ka ardhur bazuar në të gjeturat, ku komisioni i pavarur ka dhënë rekomandim për anulimin selektimit të  rezultateve të testit me shkrim dhe intervistave me gojë për të gjitha 127 pozitat e shpallura me konkurs, bazuar në të cilin është marrë edhe vendimi i Kryeshefit Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Ky konkurs ishte hapur për 150 vende të lira pune ku kishin aplikuar rreth pesë mijë kandidatë dhe ishin shpallur rezultatet e 127 aplikuesve./Shqip.com