Rozë

Kejvina bëhet e gjallë dhe me fjalën e Luizit del kundër Robertit

Djali i Robert Alijaj, Kristi ka disa javë që është pjesë e Big Brother VIP Albania.

Ai është duke u spikatur nga publiku për shkak të ngacmimeve dhe raportit që ka krijuar me Kejsin.

Por, para kësaj ai është përfolur për ngacmimin që kishte me modelen, Kejvina Kthella.

Asokohe, Robert Aliaj, në një intervistë që dha, e konsideroi modelen “jo të denjë” për Kristin. Gjithashtu, në një intervistë të fundit, Aliaj i doli kundër edhe komenteve të Sabianit rreth Kristit, duke i cilësuar si “anadollake.”

Të gjitha këto reagime, Kejvina i ka përmbledhur në një postim në Instastory, krahas së cilit shkruan: “Zoti çapaçul Aliaj, ndrysho ngjyrën e manikyrit jo fjalët o bur”

/Shqip.com