Rozë

Keisi flet për Kristin: Unë nuk luaj me zemrën time

Shkëputja e marrëdhënies mes Keisit dhe Kristit, është diskutuar mjaft shumë nga banorët.

Disa mendojnë se kjo erdhi për shkak të Sabianit, disa të tjerë thonë se ata nuk kanë pëlqim për njëri-tjetrin.

Për këtë, Kristi tha se në shtëpi është krijuar një ambient shumë toksik, prandaj ata zgjodhën të qëndrojnë të ndarë.

Kurse, Keisi u shpreh se ajo nuk mund të luajë dot me zemrën e saj.

“Unë nuk luaj me zemrën time. Kam qenë banorja më e sinqertë e këtij Big Brotheri. Nëse do ndikonte babi, do vazhdoja akoma, por u mblodhën shumë situata. Nuk më pëlqente më kjo situata që përfshihesha vetëm për marrëdhënien me Kristin. U futa shumë në strofullën time dhe po rrija vetëm me Kristin. U zgjova një ditë dhe i mendova gjërat ndryshe. Dhe më pas thash më mirë po e ndërpres këtë marrëdhënie. Kuptova që nuk kishte aq kimi sa kishte në fillim”, u shpreh Keisi.

Distanicimi i tyre erdhi shumë papritur, ndërsa ata kanë qëndruar shumë të qetë.

/Shqip.com