Rozë

Françeska hap kutinë e pandorës, ja kënd e çoi në nominim

Françeska është banorja, e cila është vendosur sot përballë zgjedhjes së vështirë për të hapur Kutinë e Pandorës.

Si “bekim”, Vëllai i Madh i ka dhënë mundësinë për të folur me bashkëshortin, i cili i dha mbështetje për rrugëtimin e saj.

Ana “e keqe” ka qenë nominimi.

Françeska ka pasur mundësinë për të çuar në televotim së bashku me Heidin 3 banorë të tjerë, ndërsa mes së cilëve mund të fuste edhe veten.

Me një vetëbesim të theksuar, Françeska zgjodhi të çonte në nominim Erjolën, Rozën dhe veten, duke shuar se: “I drejti zhytet, por nuk mbytet”.

/Shqip.com