Lajme

KEDS dhe Oda Ekonomike Amerikane diskutojnë për mundësitë e tejkalimit të krizës energjetike

Takimi i KEDS-it me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë

KEDS dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kanë diskutuar për gjetjen e mundësive për tejkalim të krizës energjetike, përcjell Shqip.com.

Përmes një njoftimi, KEDS ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar rëndësia e gjetjes së mundësive për tejkalim të krizës energjetike, veçanërisht te bizneset.

Sipas njoftimit, ndër veprimet e para që do të merren ditëve në vijim, është organizimi i një tryeze me bizneset që shërben për informim dhe koordinim rreth situatës energjetike.

“Gjatë takimit u diskutua nevoja për thellimin e bashkëpunimit përmes aktiviteteve të përbashkëta, ndërsa u theksua rëndësia e gjetjes së mundësive për tejkalimin e krizës energjetike, veçanërisht te bizneset, në mënyrë që situata për to të jetë sa më e përballueshme. Në këtë drejtim, ndër veprimet e para që do të ndërmerren ditëve në vijim, është organizimi i një tryeze me bizneset që do të shërbejë për informim dhe koordinim të mëtutjeshëm rreth situatës energjetike”, thuhet në njoftim./SHQIP.com