Lajme

KDI: Qeveria ta ridraftojë projektligjin për Byronë Shtetërore, në përputhje me rekomandimet e Venecias

Ilustrim.

Instituti Demokratik i Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta ridraftojë projektligjin për Byronë Shtetërore, në përputhje me rekomandimet e Venecias.

Sipas KDI-së, Komisioni i Venecias ka evidentuar mangësi dhe probleme në këtë projektligj.

“Duhet theksuar po ashtu që Komisioni i Venecias ka evidentuar mangësi dhe probleme në pjesën më të madhe të këtij projektligji, adresimi i së cilave nënkupton ndryshim esencial të përmbajtjes së tij. Tutje, Ministria e Drejtësisë duhet të themelojë një grup punues të ri dhe gjithëpërfshirës për këtë projektligj, duke u siguruar që secili prej rekomandimeve të Komisionit të Venecias të reflektohet në draftin e ri”, thuhet në komunikatën e KDI-së.

Megjithatë, KDI thotë se në vazhdimësi ka vërejtur mungesë të efikasitetit të organeve të drejtësisë në trajtimin e rasteve t korrupsionit.

“Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në vazhdimësi ka potencuar mungesën e efikasitetit të organeve të drejtësisë në trajtimin e rasteve të korrupsionit, si dhe nivelin e ulët të konfiskimit të pasurisë së fituar kundërligjshëm nga zyrtarët publik, sidomos ata të nivelit të lartë”.

Postimi nga KDI

Sipas KDI-së është i nevojshëm krijimin e një mekanizmi të konfiskimit civil të pasurisë.

Lexo edhe:

Nuk kalon në Kuvend projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Sot Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të parë Projektligjin për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, për shkak të mungesës së kuorumit.

Ky projektligj nuk i mori votat e mjaftueshme të deputetëve në mungesë të kuorumit.

Në Kuvend ishin 61 deputetë, ndërkaq pro kanë votuar 45.

Para se të hidhej në votim, shqyrtimit të projektligjit i parapriu një debat i gjatë ndërmjet mazhorancës dhe opozitës./Shqip.com