Lajme Ballkan

Katër persona të lënduar nga zjarri në Tetovë

Zjarr në Tetovë

Katër persona janë lënduar nga zjarri që ka kapluar një depo të një fabrike në Tetovë.

Shqip.com ka kontaktuar me Spitalin Klinik të Tetovës dhe kanë thënë se përsonat e lënduar nuk kanë pësuar djegie dhe po trajtohen në repartet e po këtij spitali.

“Gjithsej katër persona janë të lënduar por gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Tre prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi në repartin e internos ndërsa personi i katërt ka thyer këmben dhe po trajtohet në repartin e kirurgjisë”, deklaruan nga ky spital.

Lexo edhe:
Zjarr në Tetovë, autoritetet apelojnë tek qytetarët që t’i ndalin daljet e panevojshme

Zjarri është përhapur diten e sotme në një depo të një fabrike në Tetovë, saktësisht në mes të rrugës “Marshall Tito” dhe “Boris Kidriq”./Shqip.com