Lajme

Katër lumenjë në Kosovë me ujë të ndotur, PEN publikon shifrat shtesë

Lumi Sitnica

Kampanja “Kriza Për Ujë Të Pastër”, tashmë ka publikuar rezultatet e analizave të ujit në katër lumenj të Kosovës.

Mostrat e marra në teren janë realizuar në bashkëpunim me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës.

Sipas tyre uji në lumenjtë Llap, Lepenc, Drenicë dhe Sitnicë, ka dalë të jetë i ndotur.

Sot (e shtunë) janë publikuar rezultatet e lumit Llap dhe Lepenc, të cilat sipas direktivës Evropiane për ujëra sipërfaqësor ka dalë të jetë i cilësisë së moderuar (i ndotur).

Një prej vlerave e cila pasqyron ndotjen e lumin Llap është shpenzimi kimik i cili ka rezultuar 12 në burim dhe 170 në dalje të Podujevës.

Niveli i temperaturës, nitriteve, nitrateve, azotit, klorureve, fenoleve, amoniakut, etj. shpjegojnë edhe më hollësishëm këtë ndotje duke sjellë kësisoj zhdukjen e biodiversitetit ujor përgjatë shtratit të lumit.

Vlerat me ngjyrë të verdhë, portokalli dhe të kuqe tregojnë për vlerat e larta të ndotjes tek parametrat e ndryshëm – e kuqja tregon ndotje më të lartë.

Turbullira, Temperatura e Ujit, Fosfori Total, Amoniaku dhe Fenolet janë disa prej vlerave më rrezikshmëri të lartë, dhe këto vlera vijnë si pasojë e ndotjes kryesisht nga ujërat e zeza dhe aktivitetit njerëzor.

Ky kampanjë është realizuar nga Organizata jo-qeveritare PEN (Peer Educators Netwsork) dhe ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për pasojat e ujit të ndotur në ekosistem./SHQIP.com