Sport Shqiptar

Kastrati realizon gol të jashtëzakonshëm për Ujpestin në Hungari  

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati, ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm për Ujpestin në portën e skuadrës Honved në Hungari.

Futbollisti e realizoi super-gol nga distanca në minutën e 61-të, kështu duke e barazuar rezultatin në 1:1.

Në minutën e 75-të, bashkëlojtari i tij, Nemanja Antonov, realizoi golin tjetër dhe e ngriti epërsinë në 2:1, me të cilin rezultat përfundoi ndeshja në favor të Ujpest.

Takimi është zhvilluar të dielën në “UTE Szusza Ferenc Stadium”.

/Shqip.com