Karateistet kosovare në finale të Lojërave Universitare

Karateistet kosovare, të cilat po e përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Universitare në Lodz të Polonisë, kanë arritur një sukses të madh.
Në garat ekipore, vajzat pas tri fitoreve rresht arritën të kualifikohen në finalen e Lojërave Evropiane.
Xhiron e parë përfaqësueset e Kosovës në përbërje Fortesa Orana, Adelina Rama, Vlerë Qerimi dhe Albulenë Gërvalla e fituan ndaj Përfaqësuesit e Turqisë me rezulatat 2:1.

Xhiron e në përbërje Fortesa Orana, Adelina Rama, Vlerë Qerimi dhe Albulenë Gërvalla e fituan nga Përfaqësueset e Polonisë me rezulatat 2:0
Xhiron e tretë në përbërje Fortesa Orana, Adelina Rama, Vlerë Qerimi dhe Albulenë Gërvalla e fituan nga Përfaqësueset e Kroacisë me rezulatat 2:1.

Finalja mbahet të shtunën dhe zhvillohet mes përfaqësueses se Kosovës dhe asaj të Ukrainës.
Kujtojmë që morën pjese në garat ekipore 17 përfaqësuese nga univeristet e ndryshme të Evropës./Shqip.com