Kapiteni nuk do të largohet nga Londra
Publikuar:
(04.08.2022 18:27:29)

Transferimi i tij në Barcelonë – dukej “punë e kryer” sipas shumë mediave spanjolle dhe angleze.
Por, Cezar Azpilicueta ka vendosur të qëndrojë në Chelsea.
Kapiteni i skuadrës londineze do e vazhdojë kontratën deri në qershor të vitit 2024.
Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.
Reprezentuesi spanjoll është pjesë e Chelseat – që nga viti 2024 – duke e ngritur trofeun e Premierligës dhe Ligës së Kampionëve.
Në sezonin e fundit – ai zhvilloi 27 ndeshje në total, teksa shënoi një gol dhe regjistroi dy asistime./Shqip.com