Sport Shqiptar

Kapiteni i Gjilanit, Kastrati i jep fund karrierës

Kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati, ka vendosur t’i jap fund karrierës.

Kastrati luajti ndeshjen e fundit në karrierë, të mërkurën në derbin e qytetit kundër Dritës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se sa i rëndësishëm ka qenë futbolli për të.

“Një jetë e tërë e ndërtuar me këtë familje. Me zemër të thyer e them se që nga sot më nuk do të djersiti fanellën e kësaj skuadre të madhe. Por, me krenari e pranoj se do të vazhdojë të jem tifoz i flaktë i ekipit të zemrës. Futbolli më ka shëruar shumë plagë”, ka shkruar ai.

Pavarësisht se e ardhmja e tij do të jetë jashtë fushës së gjelbër, Kastrati për Shqip.com e ka konfirmuar se nuk do të heq dorë nga Futbolli.

Qendërmbrojtësi për Gjilanin ka luajtur mbi 100 ndeshje zyrtare./Shqip.com