Lajme

Kapen 4 shtetas të huaj, tentojnë të hyjnë në Kosovë në mënyrë ilegale

Policia e Kosovës ka arritur që të ndalojë një rast të futjes në mënyrë ilegale në Kosovë të katër shtetasve të huaj.

Kjo ka ndodhur në terminalin doganor në Prizren ku është bërë e ditur se në një kamion me targa vendore janë future në mënyrë ilegale katër shtetasit e huaj.

Shtetasit e huaj duke tentuar të futen në Kosovë

“Më datë 12.09.2022 rreth orës 15:30, Policia e Kosovës ka pranuar informacione relevante se në terminal doganor në Prizren përmes një kamioni me targa vendore janë futur në mënyre ilegale në Republikën e Kosovës katër (4) shtetas të huaj”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu është bërë e ditur se zyrtarët doganor gjatë kontrollit në kamionin e tipit Mercedes, brenda në rimorkio ku kishte të ngarkuar pako higjienike kishin gjetur të fshehur katër (4) persona meshkuj shtetas të huaj./Shqip.com