Kulturë

Kanë filluar ndërhyrjet energjente brenda Kompleksit Memorial “Adem Jashari”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka njoftuar se kanë filluar ndërhyrjet e para emergjente brenda Kompleksit Memorial ”Adem Jashari”.

Sipas Ministrit Hajrulla Çeku, këto ndërhyrje po bëhen për të mënjanuar rrezikun e shembjes, së kompleksit.
”Kullat duhet të konservohen në formën që janë, ato janë artefakte që e dokumentojnë brutalitetin e regjimit gjenocidal serb dhe qëndresën legjendare të familjes Jashari”, ka deklaruar ministri Çeku.

Vendimi për ndërhyrjet emergjente brenda Kompleksit Memorial ”Adem Jashari”, është marrë një javë më parë .

Ku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte deklaruar se pas vlerësimit të gjëndjes së ndërtesave brenda kompleksit, do të fillojnë edhe ndërhyrjet emergjente.