Lajme

Kancelari austriak Nehammer: Vizita në Moskë nuk ishte miqësore

Kancelari austriak Karl Nehammer

Kancelari austriak, Karl Nehammer u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë të hënen.

Ai fillimisht u takua me presidentin ukrainas Vlodymyr Zelensky të shtunën, për të vazhduar më pas në Rusi.

Nehammer pas takimit u tha gazetarëve se ai nuk kishte “asnjë përshtypje optimiste” për të raportuar nga biseda, raporton “BBC“.

Karl Nehammer dhe Vlodymyr Zelensky gjatë vizitës në Ukrainë

“Ofensiva [në Ukrainën lindore] me sa duket po përgatitet në një shkallë masive,” tha ai.

“Nuk ishte një vizitë miqësore, por një përballje e qartë me faktet”, shtoi ai.

Kancelari tha se Moska fajësoi Ukrainën për dështimin e korridoreve humanitare për të nxjerrë civilët nga qytetet dhe qytezat më të prekura.

“Ky është një formë arsyetimi që unë nuk e pranova, por theksova se duhet të jetë detyrë e ushtrisë ruse që të ofrojë sigurinë e këtyre korridoreve, në mënyrë që të evakuohen civilët që po durojnë kaq shumë vuajtje gjatë kësaj lufte”, tha ai.

Karl Nehammer në vizitën në Bucha të Ukrainës

Vizita e kancelarit austriak Karl Nehammer në Rusi për bisedime me Vladimir Putin, është e para nga një udhëheqës i BE-së që nga pushtimi që filloi më 24 shkurt të këij viti. /Shqip.com