Lajme

Kancelari austriak – Kurtit: Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë sepse ka rëndësi të veçantë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, në letrën dërguar kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti, se dialogu për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë sepse ka rëndësi të veçantë, përcjell Shqip.com.

Në letrën që i ka dërguar Kurtit, Nehammer theksoi se Austria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën drejtë integrimeve në organizata ndërkombëtare.

“Gjatë një vizite pune në Prishtinë më 28 shtator të vitit të kaluar, në cilësinë time si Ministër Federal i Punëve të Brendshme në atë kohë, pata mundësi të shoh nga afër dhe të bindem për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet vendeve tona në fushën e sigurisë së brendshme dhe menaxhimit të migracionit. Kosova është partner i dëshmuar dhe i besueshëm në këtë aspekt.

Austria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në konsolidimin e pozitës së saj si anëtare e bashkësisë ndërkombëtare dhe në ndjekjen e rrugës së saj drejt anëtarësimit. Në këtë proces, vazhdimi i vendosur i dialogut për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ketë rëndësi të veçantë”, thuhet ndër tjerash në letër.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, kjo letër e tij ishte si falënderim pasi që Kurti e kishte uruar atë me rastin e zgjedhjes si Kancelar i Austrisë./SHQIP.com