Sport Ndërkombëtar

Kampionia u eleminua – në raundin e parë

Emma Raducanu

Vitin e kaluar u shpall kampione.

Kurse, tash është eleminuar në raundin e parë.

Emma Raducanu i ka dhënë lamtumirë “US Open” – pasi është mposhtur nga Alizre Cornet me rezultat 2-0 në sete (6-3, 6-3).

19 vjeçarja ka befasuar tifozët me këtë paraqitje të dobët – teksa pas ndeshjesa tha se “është një fletë e pastër. Unë thjesht mund të filloj përsëri. Nuk e di se cila do të jetë renditja ime. Ndoshta shumë poshtë”.

Britanezja po ashtu shtoi “me perspektivë, në fakt, si një 19-vjeçare, nuk kam pasur një vit të keq. Për të qenë në top 100, nëse do të më thoshit një vit më parë, do ta pranoja. Por, sikur, mendoj se do të ishte mirë, në një farë mënyre, të filloja nga e para, të filloja nga e para”.

Kjo nuk është hera e parë që një tenist/e shkon në shtëpi – qysh në raundin e parë – një vit pasi e fituan “US Open”.

Svetlana Kuznetsova – e pati të njëjtën histori në vitin 2005 dhe Angelique Kerber – në vitin 2017./Shqip.com