Kampioni i përfundon garat e rregullta me fitore
Golden Eagle Ylli ka përfunduar garat e rregullta me fitore, duke mundur Bashkimin me shifrat 77:87 (11:24, 28:16, 24:29, 15:18), në javën e 28-të të Prince Caffe Superligë.
Therandasit e nisën ndeshjen furishëm, ku qysh në çerekun e parë krijuan epërsi të lartë prej 17 pikësh, 6:23, ndërsa kjo pjesë përfundoi 11:24. Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë dhe dalëngadalë shkrin epërsinë, duke barazuar shifrat në 37:37, e më pas kaluan në epërsi 38:37, kurse pjesa e parë përfundoi 38:40, me një treshe nga Valon Bunjaku.
Perioda e tretë nisi e barabartë, por në fund të kësaj pjese kampionët shkëputën në 57:67, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 62:67. Në dhjetë minutat e fundit, Ylli ruajti epërsinë dhe triumfoi 77:87.
Te Bashkimi më i miri ishte Daniel Lekndreaj me 31 pikë e 14 kërcime, ndërsa te Ylli më i miri ishte Demetris Morant me dhjetë pikë e 20 kërcime.
Bashkimi përfundoi garat e rregullta në pozitën e pestë me 11 fitore e 17 humbje dhe në çerekfinale të “Play-off”-it do të ndeshet me Trepçën, kurse Golden Eagle Ylli në pozitën e tretë me 20 fitore e tetë humbje dhe në çerekfinale do të ndeshet me Vëllaznimin.
/Shqip.com