Lajme

Kamioneta goditet nga treni në Pejë, dy të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar, pasi një kamionetë është goditur nga treni në lëvizje në Zahaq të Pejës.

Lajmin për Shqip.com e konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili tha se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Aksidenti ka ndodhur në orën 10:07. Treni ka goditur një kamionetë. Dy persona kanë pësuar lëndime. Ata janë dërguar në emergjencën e spitalit për trajtim. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi.

Tutje, ai shtoi se policia është duke vazhduar hetimet./SHQIP.com