Lajme

Shaip Kamberi siguron ulësen në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi pritet të jetë përsëri pjesë e Kuvendi të Serbisë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar vetë Kamberi.

“Po kam arritur të bëhem deputet falë 698 votave të qytetarëve të Ternovcit”, ka thënë Kamberi për Shqip.com

Sipas Kamberit, procesi zgjedhor ka shkuar në rregull.

Në Tërnovc të Madh të Bujanocit sot u votua për herë të pestë për zgjedhjen e përfaqësuesit të pakicës shqiptare në Serbi për mandatin e vetëm në Kuvend.

Nga mëngjesi e deri në ora 16:00, kanë votuar 400 votues kishte thënë më herët në një përgjigje për Shqip.com, Belgzim Kamberi kryetari i Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë.

Të drejtë vote në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në këtë fshat kishin 1,089 votues./Shqip.com